top of page

Fqinjët tregon detaje tronditëse: Ajo kishte frikë dhe kishim telefonuar policinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 14, 2025
  • 1 min read

Rreth orës 15:30, një banore e ndërtesës njoftoi shërbimet e emergjencës pasi dëgjoi një të shtënë nga apartamenti fqinj. Zjarrfikësit, pasi hapën derën e banesës, gjetën trupat e pajetë të çiftit shqiptar, të dy në situatë të rregullt dokumentacioni në Francë. Pranë 36-vjeçarit u gjet një armë “tip karabine”.


Prokurori i Brestit, Stéphane Kellenberger, konfirmoi se hetimet e para tregojnë për një akt të rëndë brenda familjes, i ndjekur nga një vetëvrasje.


Gruaja kishte kërkuar ndihmë disa javë më parë


Hetimet kanë zbuluar se më 23 tetor, viktima kishte kontaktuar policinë e Brestit për të raportuar dhunë psikologjike nga partneri i saj. Ajo kishte përshkruar një xhelozi patologjike dhe një sjellje kontrolluese, por kishte mohuar çdo dhunë fizike.


Një fqinj i çiftit ka konfirmuar për gazetën Le Télégramme: “Ajo kishte shumë frikë prej tij. Kemi thirrur disa herë policinë dhe shërbimin e urgjencës. Ai ishte tepër xheloz dhe e ofendonte shpesh.”


Pavarësisht kësaj, gruaja nuk kishte depozituar kallëzim zyrtar, megjithëse policia kishte hapur një hetim paraprak.


Viktima sapo ishte kthyer në shtëpi


Sipas prokurorit, gruaja kishte lënë banesën dhe ishte strehuar së bashku me dy fëmijët në një qendër emergjence. Megjithatë, ajo kishte refuzuar të merrte telefonin e emergjencës për viktimat e dhunës, duke shpresuar se bashkëshorti do të kërkonte trajtim psikologjik.


Pak ditë më parë, ajo ishte kthyer në shtëpi me fëmijët


Autoritetet franceze vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht motivet dhe dinamikën e ngjarjes, që la dy fëmijë të mitur pa prindër.

"KORCA BOOM"


bottom of page