top of page

Fund aplikimeve nga brenda Amerikës. Rregullat e reja për Green Card surprizojnë emigrantët

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Administrata amerikane ka miratuar ndryshime të reja në procedurat e aplikimit për Green Card, duke vendosur kufizime më të forta për shtetasit e huaj që kërkojnë rezidencë të përhershme në Shtetet e Bashkuara.


Sipas rregullores së re, aplikantët do të duhet të ndjekin procesin kryesisht nga vendet e tyre të origjinës, përmes ambasadave dhe konsullatave amerikane. Mundësia për të aplikuar nga brenda territorit amerikan dhe për të ndryshuar statusin e qëndrimit do të lejohet vetëm në raste të veçanta dhe të jashtëzakonshme.


Autoritetet amerikane të emigracionit bëjnë me dije se ndryshimet synojnë të kufizojnë përdorimin e vizave jo-emigruese si rrugë për të siguruar rezidencën e përhershme në SHBA.


Rregulli i ri pritet të prekë veçanërisht studentët, turistët dhe punëtorët me qëndrim të përkohshëm, të cilët deri më tani kishin mundësi të aplikonin për ndryshim statusi gjatë kohës që ndodheshin në territorin amerikan.


Sipas autoriteteve, vizat jo-emigruese duhet të përdoren vetëm për qëllime afatshkurtra, si studimi, puna sezonale apo turizmi, dhe jo si hap paraprak drejt Green Card.


Në Shtetet e Bashkuara lëshohen mbi 1 milion Green Card çdo vit, ndërsa një pjesë e madhe e aplikimeve realizohej nga persona që ndodheshin tashmë në vend përmes procedurës së ndryshimit të statusit. Ndryshimet e reja pritet të sjellin procedura më të gjata dhe më të rrepta për aplikantët në të ardhmen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page