top of page

Fundi i një epoke? Igli Tare largohet nga Milani, zbraz zyrën në heshtje

  • 50 minutes ago
  • 1 min read

Igli Tare i ka dhënë zyrtarisht fund aventurës së tij te Milani. Ish-drejtori sportiv i kuqezinjve është rikthyer mëngjesin e kësaj të marte në selinë qendrore të klubit, në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar procedurat e largimit nga skuadra italiane.

Sipas mediave italiane, Tare ka zbrazur zyrën e tij dhe është përshëndetur me punonjësit e klubit, duke mbyllur kështu një eksperiencë relativisht të shkurtër në strukturat drejtuese të Milanit.


Një detaj simbolik që ka tërhequr vëmendje ishte fakti se shqiptari mori me vete edhe një pikturë me fanellën e “Rossonerëve”, si kujtim nga periudha e kaluar në klubin legjendar italian.

Largimi i Tares vjen në një moment delikat për Milanin, teksa drejtuesit e klubit pritet të ndërmarrin ndryshime të rëndësishme në strukturën drejtuese dhe atë teknike. Ndërkohë, pronari Gerry Cardinale raportohet se është nisur drejt New York-ut pas zhvillimeve të fundit në klub.


Burime pranë Milanit bëjnë me dije se diskutimet për organizimin e ri të klubit po zhvillohen në bashkëpunim me Zlatan Ibrahimovic dhe drejtues të tjerë të projektit kuqezi, ndërsa priten vendime të rëndësishme për të ardhmen e skuadrës.

“KORÇA BOOM”


bottom of page