top of page

Fundjavë për plazh dhe më pas priten shira, si parashikohet moti në ditët në vijim

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Gjatë fundjavës mund të bëni plane për të dalë në natyrë, sepse pritet mot i kthjellët dhe temperatura të larta.


Për “Top Channel” ka folur sinoptikani Elvi Jahaj, i cili tregon se çfarë kushtesh atmosferike na presin në ditët në vijim.


“Nga sot do të kemi kushte atmosferike të qëndrueshme. Edhe në fundjave moti do të jetë i qëndrueshëm, me temperatura më të larta se të ditëve të fundit për shkak të masave ajrore më të ngrohta që priten.


Deri në fundjave do të jetë mot i kthjellët me vranësira të volga dhe kalimtare. Nga e hëna e në vijim, kryesisht mesjava e ardhshme, do të karakterizohet nga masa ajrore të lagështa dhe moti pritet me alterime vranësirash mesatare, hera herës të dendura në relieve kdrinore dhe malore.


Pritet rritje të lehtë temperaturash, veçanërisht gjatë fundjavës, kur mund të shkojnë lokalisht deri në 27-29 gradë celsius. Edhe temperaturat e mëngjesit pritet të vijnë në rritje, deri në 11 gradë. Era do të jetë e lehtë me shpejtësi mesatare deri në 8 metra për sekondë”, u shpreh Jahaj.

“KORÇA BOOM”


bottom of page