“Furtunë” në qeveri/ Shkarkime dhe emërime të papritura në kabinet
- 3 minutes ago
- 1 min read
Kryeministri Edi Rama ka firmosur pasditen e kësaj të mërkure disa vendime që lidhen me ndryshime në kabinetin qeveritar.
Sipas këtyre vendimeve, Blerta Rama është liruar nga detyra e zëvendësministres së Ekonomisë dhe Inovacionit, duke i dhënë fund angazhimit të saj në këtë post.
Ndërkohë, Tana Kika është emëruar në detyrën e zëvendësministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ajo ka mbajtur më herët postin e drejtoreshës në Agjencinë Kombëtare të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.
Emri i Kikës u bë i njohur edhe në vitin 2022, kur ajo u pezullua nga detyra si drejtoreshë e këtij institucioni, pas një rasti të gripit të shpendëve në një pulari në Durrës.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të riorganizimit të strukturave qeveritare, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë të tjera ndryshime në ditët në vijim.
“KORÇA BOOM”
















