top of page

Futbolli i tronditur, Ethan i Macclesfield ndërron jetë pas ndeshjes

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 10 hours ago
  • 1 min read

Një ngjarje tragjike ka tronditur futbollin anglez. Një lojtar i skuadrës së Macclesfield ka ndërruar jetë, teksa po kthehej në shtëpi pas fitores 2–1 ndaj Bedford Town, ndeshje e vlefshme për Ligën e 6-të në Angli.

Konfirmimi i lajmit të hidhur është bërë nga vetë klubi i Macclesfield përmes një postimi në rrjetet sociale. Në reagimin zyrtar, klubi shprehet:

“Lajmi për ndarjen nga jeta të Ethan ka tronditur të gjithë klubin tonë. Nuk ka fjalë që mund të shprehin ndjenjën e pamasë të trishtimit dhe humbjes që po përjetojmë në këto momente.”

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta në komunitetin sportiv, ndërsa klubi, bashkëlojtarët dhe tifozët kanë shprehur ngushëllimet për familjen dhe të afërmit e tij.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page