top of page

Fëmija 6-vjeçar që e qëlloi mësuesen, nëna përfundon në burg

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një ish-mësuese shkolle në Virxhinia, Abigail Zwerner, e cila u plagos rëndë nga një nxënës 6-vjeçar në vitin 2023, është shpërblyer me 10 milionë dollarë nga gjykata.

Zwerner u qëllua me armë zjarri gjatë orës së mësimit në shkollën fillore Richneck, kur nxënësi qëlloi një plumb të vetëm që i kaloi nëpër dorë dhe më pas në gjoks. Pas incidentit, ajo iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale dhe tha gjatë dëshmisë së saj se “mendoi se kishte vdekur”.


Në padinë e ngritur kundër ish-zëvendësdrejtoreshës së shkollës, Ebony Parker, Zwerner kërkonte 40 milionë dollarë, duke e akuzuar atë për neglizhencë, pasi ishte paralajmëruar se fëmija mund të kishte sjellë një armë në shkollë atë ditë, por nuk kishte ndërhyrë.

Gjykata vendosi në favor të Zwerner, duke i dhënë një dëmshpërblim prej 10 milionë dollarësh për plagët fizike dhe traumën psikologjike.


Nëna e nxënësit u dënua më vonë me gati katër vjet burg për neglizhencë ndaj fëmijëve dhe mbajtje të paligjshme të armës, ndërsa fëmija nuk u akuzua për ndonjë vepër penale. Aktualisht ai ndodhet nën kujdesin e një të afërmi dhe ndjek shkollën në një institucion tjetër.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page