top of page

G*diti me grusht mjekun brenda ambienteve të Radiologjisë, policia arreston në flagrancë 49-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 1, 2025
  • 1 min read

Në Shijak është regjistruar një rast dhune ndaj mjekut A.D., 34 vjeç.


Policia e Shijakut kanë arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, i cili ka ka goditur me grusht mjekun në godinën e Radiologjisë.


Pas prangosjes së shtetasit F.K., materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Njoftimi i policisë:


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 49 vjeç, banues në Shijak, pasi në Qendrën Shëndetësore Shijak, në godinën e Radiologjisë, ka goditur me grusht, mjekun A. D., 34 vjeç.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“KORÇA BOOM”


bottom of page