Garë e fortë sot në Kategorinë e Parë/ Apolonia-Laçi në qendër të vëmendjes
- Korca Boom
- Dec 20, 2025
- 1 min read
Ndeshja më e zjarrtë e ditës së sotme pritet të jetë ajo mes Apolonisë dhe Laçit, ku të dyja skuadrat synojnë ngjitjen në Superiore dhe pikët janë jetike për objektivin sezonal.
Ndërkohë, Pogradeci, që renditet në vendin e tretë, do të luajë në transfertë përballë Luftëtarit, në një duel të vështirë dhe të rëndësishëm për vazhdimësinë e garës. Kastrioti pret në shtëpi Lushnjën, ndërsa sfida tjetër e ditës do të jetë ajo mes Korabit dhe Burrelit.
Të gjitha ndeshjet e sotme do të zhvillohen në të njëjtin orar, duke garantuar një pasdite të mbushur me rivalitet dhe emocione në Kategorinë e Parë.
Ndeshjet e sotme zhvillohen në orën 13:30 dhe janë:
Luftëtari - Pogradeci
Korabi - Burreli
Kastrioti - Lushnja
Apolonia - Laçi
"KORCA BOOM"



















