Gati provimet e shtetit dhe portali për mësuesit
- Korca Boom
- 15 hours ago
- 1 min read
Të gjithë kandidatët për të marrë liçencën e mësuesit, si edhe ata që pritet të aplikojnë në portalin më të fundit për punësim në arsim, do të mësojnë së shpejti periudhën kur do të kenë këtë mundësi.
Mësohet se kjo do të realizohet gjatë periudhës mujore maj–qershor.
Të gjithë të interesuarit duhet të marrin informacion të plotë pranë drejtorive arsimore në qarqet përkatëse, në mënyrë që të mos humbasin këtë mundësi të rëndësishme.
“KORÇA BOOM”
