Gjetje arme zjarri dhe municioni në një banesë në Gurras
- Korca Boom
- Jul 8, 2025
- 1 min read
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Materialet procedurale janë referuar në Prokurori, pas kallëzimit të shtetasit E. N., 32 vjeç, banues në Gurras.
Ai ka deklaruar se, gjatë kryerjes së punimeve në banesën e tij, ka gjetur një armë zjarri dhe një sasi municioni luftarak, që dyshohet se janë poseduar nga babai i tij, tashmë i ndjerë.
Arma dhe municioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë veprimet e mëtejshme procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
“KORÇA BOOM”



















