Gjimnazi “Themistokli Gërmenji” 60 vjet histori dhe vlera me ish-nxënës, mësues dhe nxënës të sotëm
- Korca Boom
- 10 hours ago
- 1 min read
Në teatrin “A.Z. Çajupi” u zhvillua një shfaqje emocionuese ku u bashkuan ish-nxënës, ish-mësues, ish-drejtues të gjimnazit “Themistokli Gërmenji” me nxënësit dhe mësuesit e sotëm, si dhe me prindër dhe miq nga institucionet e qytetit.
Historia e 60 viteve të gjimnazit u rikthye në skenë me krenari, duke reflektuar vlera të shumëfishta të arsimit dhe të komunitetit. Ish-nxënës, sot emra të njohur në jetën publike, shoqërore dhe kulturore, ndanë kujtime të bukura dhe mesazhe mirënjohjeje për mësuesit dhe punën e tyre të palodhur.
Interpretimet e përbashkëta të ish-nxënësve me nxënësit e sotëm, plot emocion dhe profesionalizëm, treguan magjinë e bashkimit dhe frymën e Themistokli Gërmenjit. Nga skena e teatrit u përcollën mesazhe frymëzuese për gjeneratat e reja, duke i inkurajuar të ndjekin rrugën e dijes dhe pasionit për arsimin.
Organizatorët falenderuan të gjithë të ftuarit dhe artistët, që me dashuri dhe pasion kontribuan në këtë vit jubilar dhe uruan festat e fundvitit.
"KORCA BOOM"



















