top of page

Goditet një rast prostitucioni/ 3 kolumbiane dhe 2 të rinj në pranga, nën hetim pronarja e apartamenteve

  • 5 hours ago
  • 2 min read

Një tjetër rast i ushtrimit të prostitucionit është goditur nga policia.


Në lagjen ‘3 Heronjtë’ në Shkodër në dy apartamente të marra me qira, policia ka gjetur dhe ka arrestuar 5 persona, 2 vajza nga Kolumbia që ushtronin aktivitetin e paligjshëm, 2 të rinj si dhe nën hetim është vënë pronarja e apartamenteve.


Kjo e fundit akuzohet për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.


Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent Home 3”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.


Vihen në pranga 3 shtetase kolumbiane, që ushtronin prostitucion në dy apartamente që i kishin marrë me qira.


Vihen në pranga edhe 2 shtetas për prostitucion, si dhe procedohet penalisht shtetasja që ua kishte dhënë me qira apartamentet.


Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar si e përfituar nga prostitucioni, si dhe 6 telefona celularë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rent Home 3”.


Si rezultat i këtij operacioni, u zbulua një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, ku ushtrohej prostitucion.


Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 shtetas, të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:


shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;


-F. V., 28 vjeç, banues në fshatin Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë.


Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. D., 27 vjeçe, për veprën penale “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.


Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page