top of page

Goditje e papritur, një ekip mbetet pa merkato deri në 2028

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një lajm i keq ka mbërritur për Bylisin, teksa klubi përballet me një situatë të vështirë në një moment vendimtar të sezonit. Sipas informacioneve, ekipit i është bllokuar merkato deri në vitin 2028, për shkak të detyrimeve financiare të pashlyera ndaj një futbollisti, identiteti i të cilit nuk bëhet ende me dije.


Ky zhvillim konsiderohet një goditje e fortë për skuadrën ballshiote, e cila aktualisht është në luftë të fortë për të siguruar qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar, Kategoria Superiore.


Bllokimi i merkatos nënkupton se klubi nuk do të ketë mundësi të afrojë lojtarë të rinj në afatet kalimtare të ardhshme, duke e vështirësuar ndjeshëm përforcimin e skuadrës dhe konkurrencën me rivalët direktë.


Mbetet për t’u parë nëse drejtuesit e klubit do të arrijnë të zgjidhin çështjen financiare në mënyrë që të shmangin këtë sanksion dhe të lehtësojnë situatën sportive të ekipit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page