Grabitësit futen me a*më në argjendari dhe zhduken pa lënë gjurmë
- 12 hours ago
- 1 min read
Një grabitje me armë ka ndodhur këtë të shtunë në Kamëz, ku dy persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e një argjendarie dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se njëri prej autorëve ka qenë i pajisur me një send në dukje armë zjarri. Ata kanë hyrë në argjendarinë në pronësi të shtetasit me iniciale O. L. dhe, nën kërcënim, kanë marrë bizhuteritë që ndodheshin në biznes.
Pas kryerjes së grabitjes, të dy autorët janë larguar menjëherë nga vendngjarja në drejtim ende të panjohur.
Menjëherë pas sinjalizimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policia e Shtetit, të cilat kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për fiksimin e çdo prove materiale dhe administrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë, me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të rastit.
“KORÇA BOOM”
















