top of page

Greqia goditet nga katër tërmete, më i forti me 5 ballë të shkallës Rihter

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Sep 22
  • 1 min read

Gadishulli Athos në Greqi u godit nga katër tërmete mëngjesin e sotëm, ku më i forti prej të cilëve ishte 5.0 ballë i shkallës Rihter, njoftoi Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).


Epiqendra e tërmetit thuhet se ishte në det të hapur, në një thellësi prej pesë kilometrash, rreth 10 kilometra në jug të Manastirit të Hilandarit.


Deri tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.


Nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami.


Sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë në faqen e internetit të EMSC, tërmeti u ndje fuqishëm edhe në Nea Roda, ishullin e Ammouliani dhe Sarti.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page