Greqia nën alarmin e sëmundjes së lisë, 262 mijë bagëti të vrara në një vit! Ministri Tsiaras: Rrezikojmë karantinën
- Korca Boom
- Sep 16
- 1 min read
Greqia po përjeton një situatë kritike për shkak të sëmundjes së lisë tek bagëtitë e imta. Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit po e vë vendin në gatishmëri operacionale, pas takimit të mbajtur nën drejtimin e Ministrit Costas Tsiaras me Guvernatorët Rajonalë dhe që synonte përballimin e lisë.
Sipas planit, për dhjetë ditët e ardhshme, do të zbatohet një plan veprimi – pas një vendimi unanim – i cili do të përfshijë praninë e veterinerëve nga Ministria e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në terren, intensifikimin e inspektimeve në vend, si dhe inkurajimin e fermerëve të bagëtive në lidhje me respektimin dhe zbatimin e masave të biosigurisë, informon “Protothema”.
Në të njëjtën kohë, do të krijohen menjëherë stacione dezinfektimi. Aksioni dhjetëditor ka si qëllimin e vetëm për të ndaluar menjëherë rrezikun e përhapjes së lisë.
Ministri Costas Tsiaras, sqaroi vështirësitë e situatës, ndërsa theksoi se ”masat e biosigurisë duhet të forcohen, sepse përndryshe do të përballemi me një karantinë”.
Duhet të theksohet se në rast se merret një vendim për të vendosur një karantinë, të gjitha lëvizjet e deleve dhe dhive brenda territorit grek do të ndalohen, kurse kostoja e dëmit për fermerët do të jetë e lartë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Bujqësisë, Blegtorisë dhe Çështjeve Rurale, mbi 262,000 dele dhe dhi janë vrarë për shkak të lisë vitin e kaluar, një numër që korrespondon me 3% të bagëtive.
“KORÇA BOOM”



















