Gruaja bie në një pus me gjarpërinj dhe mushkonja, shpëtohet pas 54 orësh
- Korca Boom
- Sep 30
- 1 min read
Një aventurë e pabesueshme me një fund të lumtur po trondit Kinën, pasi një grua u shpëtua pas 54 orësh bllokimi në një pus të braktisur.
48-vjeçarja, me mbiemrin Qin, ndodhej në një zonë pyjore të qytetit Quanzhou në provincën Fujian më 13 shtator kur papritmas ra në fund të një pusi të vjetër.
Ndërtimi i tij i veçantë – një hyrje e ngushtë dhe një bazë më e gjerë e bllokuan atë, duke e lënë pa asnjë mënyrë për të dalë vetë.
Pavarësisht tronditjes, Qin arriti të mbijetonte duke përdorur aftësitë e saj të notit. Ajo gjeti një shkëmb guri brenda dhe u mbështet aty, ndërsa më pas shkëputi me mundim tre gurë të tjerë, duke krijuar mbështetëse të ashpra.
Kështu, ajo kaloi më shumë shumë orë e ngjitur në mur, në errësirë, duke duruar pickimet e mushkonjave dhe praninë e gjarpërinjve të ujit, njëri prej të cilëve madje e kafshoi pa pasoja serioze. Familja e saj e raportoi të zhdukur më 14 shtator.
“KORÇA BOOM”




















