Gushti i këtij viti do të jetë muaji më i vështirë për këto shenja të zodiakut
- Jul 31, 2025
- 1 min read
Updated: Aug 1, 2025
Nëse jeni Peshore, Dash, Gaforre, Bricjap, Virgjëreshë, Peshq, Binjak apo Shigjetar, ose keni Ascendentin në një nga këto shenja, përgatituni për një muaj të ngarkuar emocionalisht dhe plot tensione. Gushti do të sjellë sfida në marrëdhëniet personale, në sferën profesionale dhe në jetën familjare.
Nga data 7 gusht, me hyrjen e Marsit në shenjën e Peshores dhe përplasjet e tij me planetët e mëdhenj, pritet një kulm tensioni midis datave 8–10 gusht. Këto ditë mund të sjellin acarim, konflikte të papritura dhe ndjesi mbingarkese në raport me të tjerët.
Po ashtu, Hëna e Re më 23 gusht në Virgjëreshë mund të sjellë ndryshime të papritura në rutinë, komunikim, udhëtime apo çështje pune. Mund të preket edhe shëndeti juaj ose i dikujt pranë jush.
Këshilla për të përballuar gushtin:
– Mos merrni vendime impulsive.
– Qëndroni të përmbajtur në debatet dhe situatat e tensionuara.
– Ruani energjinë për çështjet që kanë vërtetë rëndësi.
Durimi dhe vetëkontrolli do të jenë armët tuaja më të mira këtë muaj.
“KORÇA BOOM”
















