GËZUAR 37-vjetorin Drejtorit Sportiv të Skënderbeut, Ardi Gjançi!
- Apr 8
- 1 min read
Sot është një ditë e veçantë për Drejtorin Sportiv të klubit “Skënderbeu” Ardi Gjançi. Ai sot feston 37-vjetorin e tij të lindjes dhe sigurisht për të urimet sot janë të shumta.
Janë gjithë futbollistët e Skënderbeut, stafi teknik dhe drejtuesit e tjerë të klubit që nuk kanë munguar me urimet e tyre të shumta, ndërkohë që Drejtori Gjançi është nga ata drejtues që marëdhënies sidomos me futbollistët i ka shumë të ngushta.
Kjo ditëlindje për Ardin vjen me një objektiv madhor të ngjitjes së Skënderbeut në superligë, një objektiv që në përqindjen më të madhe duket i realizuar dhe është nga njerëzit më të veçantë që qëndron 24 orë në 24 pranë ekipit.
Karizmatik dhe i apasionuar pas skuadrë së vendlindjes së tij Ardi Gjançi meriton sot edhe një urim special nga stafi i portalit “Korça Boom”: Suksese Ardi dhe veç gëzime të kesh si Drejtor dhe lart e më lart Skënderbeun!
“KORÇA BOOM”
















