Gëzuar ditëlindjen Bilbilit të Kolonjës znj. Bylyre Jashari!
- 2 hours ago
- 1 min read
Bylyre Jashari/ Bilbili i Kolonjës dhe Mbretëresha e Valles së Kënduar është një prej artisteve më të shquara jo vetëm të qarkut, por të gjithë trevave të jugut. Për më shumë se 45 vite, ajo ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen, promovimin dhe përcjelljen e vlerave tona kulturore e folklorike.
Që në moshë të vogël ka kënduar këngë polifonike dhe ndër vite ka fituar një sërë çmimesh në festivale folklorike, duke u kthyer sot në një ambasadore të denjë të traditës kolonjare.
Jo vetëm në këndim e kërcim, por edhe në riprodhimin me mjeshtëri të kostumeve tradicionale kolonjare, ajo mbetet një simbol i gjallë i kulturës sonë.
Për kontributet e saj të vyera në artin dhe kulturën popullore, Këshilli i Qarkut Korçë e ka vlerësuar me titullin “Personalitet i Shquar i Qarkut Korçë”, një mirënjohje plotësisht e merituar për figurën dhe veprën e saj artistike. Gjithashtu, ajo është mbartëse dhe fituese e urdhrit “Naim Frashëri”, një tjetër vlerësim i lartë për kontributin e saj të çmuar në kulturën shqiptare.
“KORÇA BOOM”
















