Gëzuar ditëlindjen e 59-të, ish-kampiones së Ballkanit, Anila Menkshi Kasati!
- Mar 5
- 1 min read
Atletja e madhe korçare Anila Kasati Mekshi feston sot 59 vjetorin e lindjes.
Anila Mekshi është një prej atleteve me histori të madhe sportive në garat e atletikës, krahas titujve të shumtë kampion që nga të rejat, në garat e 800, 1500, 2000, 3000, 5000, 10.000 metra Anila Kasati Mekshi është fituese e shumë medaljeve në gara të ndryshme ballkanike dhe jo vetëm.
Në vitin 1986 në kampionat ballkanik për të reja është fituese e dy medaljeve, siç është kampione Ballkani në vitin 1991 dhe në vitin 1996.
Historia e atletes korçare është histori e atletikës shqiptare.
Anila është atletja që me një trajner si Piro Kasati, së bashku me atletet e tjera Pavlina Evro, Donika Hanxhara i kanë falur Korçës atë histori që vështirë ta kemi më.
Portali “Korça Boom” i uron kampiones së madhe të jetojë sa më gjatë dhe të ketë gëzime përherë.
“KORÇA BOOM”
















