Histori prekëse / Qeni që mbrojti njeriun e tij deri në ditët e fundit
- Korca Boom
- 8 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e trishtë vjen nga Ottava, një fshat pranë qytetit Sassari në Itali. Një burrë 74-vjeçar u gjet i pajetë brenda makinës që e përdorte si strehë, pas disa ditësh nga ndarja nga jeta. Por ajo që ka prekur zemrat e shumë njerëzve është historia e qenin të tij, Napoleone.
Qeni, rreth 10-vjeç, qëndroi i shtrirë mbi trupin e zotit të tij, pa u larguar asnjë moment. Për ditë të tëra, Napoleone nuk mori ushqim apo ujë, duke qëndruar pranë njeriut që kishte dashur gjithë jetën. Zbulimi u bë nga Policia e Shtetit pas një sinjalizimi nga banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje mbërritën edhe oficerët e mbrojtjes së kafshëve.
Pas kontrolleve, Napoleone u shpëtua dhe u dërgua në strehën e kafshëve “Qua la Zampa” në Sassari. Ai ishte i mikroçipuar, por ndodhej në gjendje të rëndë fizike dhe emocionale. Vullnetarët e qendrës treguan se qeni ishte ende i mbyllur në vetvete: nuk reagon, nuk ha dhe nuk pi.
Historia e Napoleones është një kujtesë e fuqishme e besnikërisë dhe dashurisë së pakushtëzuar që kafshët mund të japin, edhe në momentet më të vështira.
"KORCA BOOM"



















