top of page

Moti i keq godet SHBA-në, 1,364 fluturime të anuluara dhe 4,267 të vonuara

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 40 minutes ago
  • 1 min read

Mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar sot në Shtetet e Bashkuara, për shkak të motit të keq që ka përfshirë shumë rajone të vendit, në një periudhë me fluks të shtuar udhëtimesh për shkak të festave. Këtë e bëjnë të ditur faqja e specializuar për monitorimin e trafikut ajror FlightAware dhe Shërbimi Kombëtar Meteorologjik (NWS).


Sipas parashikimeve, reshje të dendura bore priten në zonën e Nju Jorkut nga mbrëmja e së premtes deri në mëngjesin e së shtunës, si edhe në rajonin e Maleve Shkëmbore. Ndërkohë, në zonën e Liqeneve të Mëdha parashikohen reshje shiu të përziera me borë dhe breshër.


Fenomeni i njohur si “lumi atmosferik”, i cili ka sjellë reshje të rrëmbyeshme dhe përmbytje në Kaliforni, pritet të dobësohet drejt fundit të ditës, sipas NËS.


Në total, gjatë ditës së sotme, janë anuluar 1.364 fluturime, ndërsa 4.267 të tjera janë shtyrë. Më të prekura janë aeroportet në Nju Jork dhe Çikago.


Në Nju Jork dhe në shtetin fqinj të Nju Xhersit pritet që trashësia e borës të arrijë deri në 20 centimetra në disa zona.


Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të kufizojnë lëvizjet.


“Të gjithë banorët e Nju Jorkut duhet të jenë të përgatitur. Shmangni përdorimin e automjeteve nëse është e mundur dhe përdorni transportin publik,” deklaroi kryetari i bashkisë, Eric Adams./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page