Humbje e madhe për gjimnastikën ndahet nga jeta Isabelle
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Gjimnastika braziliane është në zi pas humbjes së Isabelle Marciniak, 18-vjeçares që nuk mundi dot të fitonte betejën me limfomën e Hodgkin. Lajmin e konfirmoi Federata e Gjimnastikës së Paraná, e cila shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e një prej gjimnasteve më premtuese të gjimnastikës ritmike në Brazil.
Në një postim në rrjetet sociale, Federata shkroi: “Shpresojmë që historia e saj, pasioni për sportin dhe kujtimi i saj të vazhdojë të jetojë si burim frymëzimi për të gjithë ata që besojnë te gjimnastika si një instrument formimi njerëzor dhe transformimi.”
Edhe pse në një moshë shumë të re, Isabelle arriti të fitonte disa tituj të rëndësishëm. Në vitin 2021 u shpall kampione e Brazilit në garimin individual të gjimnastikës ritmike, ndërsa po atë vit fitoi medaljen e artë në ushtrimet me top dhe medaljen e argjendtë në ushtrimet me fjongo.
Pavarësisht sëmundjes, Isabelle vazhdoi të ishte një pikë referimi për skuadrën e saj. Në 2023, ajo kontribuoi në fitimin e titullit në trio të Paranaense, para se të ndalej për të përballuar kurën onkologjike.
Humbja e saj është një goditje për komunitetin e gjimnastikës braziliane, por kujtimi dhe pasioni i Isabelle për sportin do të mbeten një frymëzim për të gjithë.
"KORCA BOOM"
















