top of page

Humbja me Kosovën “djeg” stolin e Suedisë / Tomasson drejt largimit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 14
  • 1 min read

Humbja e fundit ndaj Kosovës duket se ka qenë vendimtare për fatin e trajnerit të kombëtares suedeze, Jon Dahl Tomasson.


Sipas gazetës prestigjioze suedeze “Aftonbladet”, Federata Suedeze e Futbollit ka marrë vendimin për ta shkarkuar trajnerin danez nga detyra e përzgjedhësit.


Suedia ka grumbulluar vetëm një pikë pas katër ndeshjeve në fushatën kualifikuese për Kupën e Botës dhe ndodhet në vendin e fundit të grupit, i cili kryesohet nga Zvicra.


Tomasson mori drejtimin e ekipit në mars të vitit 2024 dhe gjatë kësaj periudhe ka regjistruar gjithsej nëntë fitore, por rezultatet e dobëta në ndeshjet zyrtare duket se i kanë kushtuar vendin e punës.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page