Hyn në det për t’u larë, por nuk del më i gjallë, tragjedi për 68-vjeçarin
- 1 hour ago
- 1 min read
Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi S. B., 68 vjeç, nga Kosova. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në zonën e “Plazhit të Vogël”, ku 68-vjeçari dyshohet se ka pësuar arrest kardiak teksa po lahej në det.
Pas situatës së krijuar, pushues të tjerë dhe shërbimi i urgjencës së Velipojës kanë ndërhyrë menjëherë duke i dhënë ndihmën e parë. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se arresti kardiak ka shkaktuar mbytjen e tij në det, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura të gjitha rrethanat e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar me saktësi shkaqet dhe rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike.
“KORÇA BOOM”
















