LAJMI FUNDIT: Kolonjë/ Gjendet pa shenja jete në banesë 77-vjeçarja
- 12 minutes ago
- 1 min read
Një 77-vjeçare është gjetur e pajetë këtë të hënë në banesën e saj.
E moshuara jetonte e vetme, ndërsa fëmijët e saj janë emigrantë jashtë vendit. Sipas të dhënave paraprake, ajo është gjetur pa shenja jete nga policia, pas njoftimit të një fqinji.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se 77-vjeçarja ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, raporton gazetarja Lorena Kodra.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjrn e rrethanave, ndërsa pritet edhe përfundimi i procedurave mjeko-ligjore për përcaktimin e plotë të shkakut të vdekjes./ BalkanWeb
“KORÇA BOOM”
















