top of page

Hyri mes flakëve për të shpëtuar jetë – Historia e jashtëzakonshme e Agim Trocit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2025
  • 1 min read

Personi që shihni në këtë foto është Agim Troci, djali dibran nga fisi Troci i Reçit, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë së Delvinës.


Gjatë zjarreve në fshatin Senicë, ai hyri mes flakëve për të shpëtuar jetë. Ndërsa banorët refuzonin të largoheshin nga shtëpitë e tyre të përfshira nga zjarri, Agim Troci shpëtoi një fëmijë 10-vjeçar dhe disa të moshuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.


Pas ndihmës së parë në Sarandë, u transportua në QSUT me dëmtime të rënda, por falë reagimit të shpejtë mjekësor është jashtë rrezikut për jetën.


Ky akt është një dëshmi e qartë se në radhët e Policisë së Shtetit ka burra me guxim, përgjegjësi dhe ndjenjë të lartë shërbimi ndaj qytetarëve.

“KORÇA BOOM”


bottom of page