top of page

Hyri në Osum për të ndihmuar RENEA-n të gjente trupin e 42-vjeçarit dhe mbeti i bllokuar, shpëtohet 22-vjeçari

  • 1 day ago
  • 1 min read

Është shpëtuar 22-vjeçari i cili mbeti i bllokua pasi u fut në Osum për t’i ardhur në Ndihmë RENEA-s gjatë kërkimeve në gjetjen e trupit të 45-vjeçarit Ilir Kurti.


22-vjeçari Xhuljano Kaloti kishte ka ngecur në ujë që prej mesditës së shtunë dhe operacionet për nxjerrjen e tij nga zona kishin dështuar.


Por fatmirësisht mëngjesin e kësaj të diele i riu është shpëtuar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, është i vetëdijshëm dhe aktualisht nën kujdesin e ekipit mjekësor.


“Në mbështetje të strukturave vendore, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) koordinoi operacionin e kërkim-shpëtimit, i cili u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë mes alpinistëve, vullnetarëve, forcave RENEA dhe Forcave të Armatosura, në kushte tepër sfiduese. Operacioni vijon pa ndërprerje për kërkimin e personit tjetër të raportuar të humbur”, thuhet në njoftim.


Kanioni i Osumit ka një gjatësi rreth 12 km dhe thellësia e tij arrin deri në 90 metra dhe në këtë nivel prurjesh ndërhyrja nga njerëz të pastërvitur mirë paraqet rrezik maksimal./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page