I dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti, arrestohet Flodian Plaku i njohur edhe si 'Pole Qorri'
- Korca Boom
- Aug 3, 2025
- 1 min read
Diten e sotke eshtë arrestuar këtë të diel Flodian Plaku, i njohur edhe si Pole Qorri, i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në mars të këtij viti.
Një vit pas vrasjes së Gentian Bejtjas, Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim një prej autorëve të përfshirë në ngjarje. Bëhet fjalë për Ilir Beqaraj, i cili ka pasur rolin e ndihmësit në atentatin ndaj Bejtjas në banesën e tij më 15 mars 2025. Pas hetimeve, organi i akuzës njofton se Beqaraj ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar të vrasjes.
Pas ekzekutimit, Beqaraj ka larguar nga vendi i ngjarjes atentatorin e dyshuar Flodian Plaku, i njohur ndryshe edhe si ‘Pole Qorri’, i cili rezulton ende në kërkim. Pas vrasjes, Beqaraj ka larguar ‘Pole Qorrin’ dhe në fshatin Hasan kanë djegur edhe mjetin e përdorur gjatë atentatit. Prokuroria thotë se rolin e tij e ka të dëshmuar edhe me pamje filmike, por gjithashtu në makinën që përdorën për t’u larguar pasi dogjën mjetin e përdorur për atentat, janë gjetur edhe profili ADN-je të Ilir Beqarajt si edhe të atentatorit të dyshuar ‘Pole Qorri’.
Po ashtu, Beqaraj ka mbajtur disa herë në vëzhgim, Gentian Bejtjan deri në momentin ku u krye edhe ekzekutimi mafioz. Ndaj tij rëndojnë tre akuza ‘Vrasje me paramendim’ të kryer në bashkëpunim, ‘Mbajtje pa leje dhe prodhim të armëve’ dhe ‘Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave’. Për vrasjen e Bejtjas në pranga ka rënë edhe një prej autorëve të dyshuar Edison Haxhiun, 30 vjeç, ndërsa atentatori ‘Pole Qorri’ është ende në kërkim./ Oranews
“KORÇA BOOM”



















