top of page

I mori paratë dhe i premtoi se do i bënte punime në banesë, pranga 39-vjeçari

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për mashtrim. Sipas policisë, ai i ka marrë disa herë para një personi me premtimin se do t’i kryente disa punime në banesë, gjë që nuk e ka bërë.


Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë personit D. T në total rreth 750 000 lekë), duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime në banesë. 39 vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.


Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Last time”.


I mori disa herë, shuma parash, një shtetasi, nëpërmjet mashtrimit, vihet në pranga 39-vjeçari.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, pas kallëzimit nga shtetasi D. T., për një shtetas që i kishte marrë shuma parash, me anë të mashtrimit, organizoi dhe finalizoi në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacionin policor të koduar “Last time”, për dokumentimin e këtij rasti.

Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi E. K., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer më shumë se një herë.


Nga hetimet dyshohet se 39-vjeçari i ka marrë disa herë, shuma parash (në total rreth 750 000 lekë), shtetasit D. T., 38 vjeç, duke e mashtruar se do t’i kryente disa punime, në banesë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./ LAJMI FUNDIT

“KORÇA BOOM”


bottom of page