I moshuari gjendet pa shenja jete, zbulimi që tronditi kalimtarët, çfarë dyshon policia
- Korca Boom
- Sep 27, 2025
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit, ku është gjetur një trup i pajetë pranë vijës bregdetare, në lagjen nr. 13.
Sipas njoftimit paraprak nga Policia, trupi është konstatuar rreth orës 06:40 nga kalimtarë të rastësishëm, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet. Viktima është një shtetas rreth 70 vjeç, por ende nuk është bërë i ditur identiteti i tij.
Nga këqyrja e parë e trupit, nuk janë vërejtur shenja dhune, çka ka ngritur dyshimet e para se i moshuari mund të jetë mbytur në det.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje tragjike.
Autoritetet kanë nisur gjithashtu verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë dhe po marrin dëshmi nga banorë apo pushues të mundshëm që mund të kenë parë ndonjë detaj të vlefshëm për hetimin.
“KORÇA BOOM”



















