top of page

I nxehti afrikan prezent në Shqipëri, temperaturat ngjiten deri në 41 gradë Celsius. Parashikimi për sot 12 gusht

  • Aug 12, 2025
  • 1 min read

Vendi ynë edhe këtë të martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.


Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.


Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë.


Era do të fryjë me drejtim veriperëndim - verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s.


Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page