top of page

I riu alarmon Policinë: "Po më ndjek një makinë!"

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jan 17
  • 1 min read

Një i ri ka vënë në alarm Policinë e Vlorës, pasi ka pretenduar se po ndiqej nga një automjet me xhama të zinj, teksa ishte duke ecur në zonën e Lungomares.


Sipas burimeve, i riu ka njoftuar menjëherë policinë, duke deklaruar se një automjet i dyshimtë ishte vënë në ndjekje të tij. Menjëherë pas telefonatës, patrullat e Policisë së Vlorës janë afruar në vendngjarje për të verifikuar situatën.


Pas raportimit dhe verifikimeve të kryera, rezultoi se automjeti në fjalë ishte i Policisë së Shtetit, i cili po patrullonte zonën me një mjet pa logo zyrtare.


Kjo situatë ka shkaktuar frikë te i riu, i cili është afruar pranë patrullës rrugore me bindjen se po ndiqej. Fatmirësisht, gjithçka është sqaruar brenda një kohe të shkurtër dhe nuk ka pasur incidente të tjera./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page