top of page

I vendosën gjobë për parkim të gabuar, 43-vjeçari dhunon punonjësin e Policisë Bashkiake

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Vlorë pasi ka ushtruar dhunë ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake.


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:55 në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”. Sipas policisë, konflikti ka nisur pasi punonjësi i Policisë Bashkiake i vendosi një gjobë 43-vjeçarit për parkim të gabuar të automjetit të tij.


Pas vendosjes së masës administrative, 43-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake, një 28-vjeçar banues në Vlorë.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin me iniciale M. L., 43 vjeç, i cili akuzohet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.


Materialet procedurale janë referuar në Prokuroria e Vlorës për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"


bottom of page