top of page

“Ikni se do digjeni si minj”/ Gazetari zbulon prapaskenat e anulimit të seancës plenare: Skënder Hita ia tha copë Peleshit, mbroni veten, Kuvendin s’e mbrojmë dot!

14 hours ago
2 min read

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ishte paralajmëruar nga kryepolici Skënder Hita mbrëmjen e pardjeshme se “Policia nuk iu mbron dot. Mos e mblidh Parlamentin”.


Gazetari Hoxha te “Syri TV” bëri me dije se deputetët të cilët shkuan herët në mëngjes në sallën e seancave plenare u njoftuan që të largohen ose do të digjen si minj brenda sallës.


“Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ia ka bërë të qartë që dje kryetarit të Kuvendit, mos e mblidh parlamentin se nuk të mbroj dot, nuk të mbroj dot. Policia e këtij shteti ia bën të qartë kuvendit të këtij shteti, të 84 mandateve që ka ai zotëria atje dhe ajo burrnesha, i ka thënë, nuk të mbroj dot, dili për zot vetes.


Ata e provuan njëherë, u mblodhën, dhe në orën 9:00 kur erdhën të gjithë sinjalet që po vjen Kamza, Bathorja, po vjen Fresku, po vjen Kombinati, po vjen Selita, ia futën vrapit. U thanë ikni sa më shpejt se po u ngujuam këtu brenda, u dogjëm si miu”, tha Hoxha.


Gazetari Hoxha u shpreh se kryeministri Rama fshihet si skuth ndërsa shtoi se protesta e qytetarëve duhet të vazhdojë.


“Atje ka pensionistë, atje ka adoleshentë, atje ka 45-vjeçarë, ka 50-vjeçarë, ka punonjës të profesioneve të lira. Pra ajo nuk është më një protestë studentësh, ajo është protestë qytetare, ka dalë qyteti. Nuk i ka mbajtur, u ka vajtur thika në asht më.


Po i thotë zotëri, më mirë nëse ti do ta djegësh këtë vend, ne e bëjmë vetë dhe të djegim ty, sesa ti të na çosh dhe të na grabisësh nga mëngjesi në darkë duke na djegur të gjithëve. Sot ata shqiptarë që kanë dalë atje kanë dy rrugë.


O do rezistojnë, o në krye të muajit të bëjnë valixhet gati dhe të ikin nga Shqipëria. Nëse i dorëzohen këtyre furgonave të bardhë që nxjerr ky atje… Këtë po them, mos të kenë frikë nga ata, se s’kanë çfarë u bëjnë.


Mos t’ia kenë frikën askujt, dhe të vazhdojnë protestën sepse, nëse do t’i lënë kohë siç i lanë në qershor, ai do ta kapi prapë.”-tha Hoxha./ Thuaje.al

“KORÇA BOOM”


bottom of page