top of page

Ilir Këllëzi kampion në Maratonën e Pavarësisë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 15 hours ago
  • 1 min read

Me rastin e Festave Kombëtare, më 28 nëntor u zhvillua edicioni i 13-të i Maratonës së Pavarësisë, e cila ka itinerarin Ulqin - Shkodër, 1 herë me nisje nga Ulqini dhe 1 herë me nisje nga Shkodra.


Në pjesëmarrjen e tij të 11-të në këtë maratonë atletiti i klubit “Skënderbeu”, Ilir KËLLEZI, arriti suksesin e tij të 7-të si fitues i vendit të I-rë, plus 2 herë të vendit të II-të dhe 2 herê të vendit të III-të.


Në këtë maratonë morrën pjesë atletë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi etj. Klubi i uron shumë suksese në garat e tjera!


Me të vërtetë një Bravo e madhe për Ilir Këllëzin, sportistin që po bën ligjin prej vitesh në garat e gjata dhe sigurisht që nderon qytetin juglindor dhe Shqipërinë në aktivitetet ndërkombëtare.

“KORÇA BOOM”

ree
ree

bottom of page