Iliria-Skënderbeu të mërkurën/ Skënderbeu me statistika të frikshme ndaj Ilirisë. Ja shifrat dhe faktet…
- Korca Boom
- 2 days ago
- 1 min read
Të mërkurën në datën 3 dhjetor, Skënderbeu do të zbresë pas plot 12 viteve në Fushë-Krujë, teksa e pret Iliria në një ndeshje historikë, teksa për shumë dekada me radhë Skënderbeu nuk njeh as barazimin me këtë kundërshtar dhe jo më humbjen.
Më poshtë po sjellim shifrat dhe faktet e përballjeve mes këtyre dy klubeve, ndërkohë që historikisht Skënderbeu ka zhvilluar vetëm një ndeshje në Fushë-Krujë dhe kjo në vitin e largët 2013-. Atë vit Skënderbeu do të fitonte ndeshjen e parë në transfertë 1-3 dhe më pas në takimin e kthimit po për Kupë, Skënderbeu do ta shpartallonte 8-0.
Pas atyre ndeshjeve, kujtojmë që pak javë më parë Skënderbeu e mposhti Ilirinë po për Kupë 4-2 dhe e vetmja ndeshje mes tyre në kampionat, është ajo e fazës së parë, porn ë stadiumin “Skënderbeu”, ku bardhekuqtë fituan pastër 2-0.
Vetëm këto ndeshje janë mes këtyre dy skuadrave dhe kjo do të thotë se Skënderbeu nuk njeh as barazimin me Ilirinë dhe jo më humbjen.
Këto janë shifra të frikshme, por janë thjesht statistikë, ndërkohë që të presim dhe të shohim ditën e mërkurë, ku do të jetë një përballje kampionati dhe sigurisht që Skënderbeu do të kërkojë fitoren, pasi ka edhe historinë me vete.
4 përballjet historike mes Ilirisë dhe Skënderbeut:
19.11.2025 Skënderbeu-Iliria 4-2 (KUPË)
12.09.2025 Skënderbeu-Iliria 2-0
06.11.2013 Skënderbeu-Iliria 8-0 (KUPË)
23.10.2013 Iliria-Skënderbeu 1-3 (KUPË)
“KORÇA BOOM”



















