Incident në lagjen 18, 17-vjeçarja dërgohet urgjentisht në spital
- Mar 2
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një 17-vjeçare është çuar urgjentisht në spital pasi dyshohet se ka marrë një dozë të lartë ilaçesh.
Sipas burimeve, vajza dyshohet se ka tentuar të japë fund jetës me mbidozë ilaçesh. Familjarët e gjetën të miturën në banesën e saj në lagjen 18 dhe menjëherë njoftuan shërbimet e emergjencës.
Gjendja shëndetësore e vajzës nuk është bërë ende e qartë, pasi mjekët po i japin ndihmën e nevojshme në urgjencën e spitalit të Korçës.
Policia ndodhet në spital për të kryer hetimet e para dhe për të zbardhur shkaqet që çuan të miturën drejt këtij akti të rëndë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe është një paralajmërim për rëndësinë e vëmendjes ndaj shëndetit mendor të adoleshentëve.
"KORCA BOOM"
















