top of page

Incidente te protesta e ‘Shqipëria Bëhet’, protestuesit përplasen me policinë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 16 hours ago
  • 1 min read

Shqipëria Bëhet protestë para Kryeministrisë.


Partia ‘Shqipëria Bëhet’ po mban protestën e paralajmëruar para Kryeministrisë.


Protesta ka nisur me tensione, ku protestuesit janë përplasur fizikisht me policinë duke i shtyrë dhe tentuar që të afrohen në godinën e Kryesisë së Kuvendit.


Me thirrjet “Edi Rama o hajdut, Edi Rama o frikacak”, protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të qeversisë.


Protesta ka agravuar pasi protestuesit pretendojnë se policia ka tentuar që t’u heqë foninë dhe podiumin e ngritur, ku kreu i kësaj partia Adriatik Lapaj, po mbaj fjalim, me thirrje që Edi Rama të largohet.


Gjatë fjalës së tij Adriatik Lapaj tha se tani më është koha e së mirës kundër së keqes.


“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti. Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale”, tha Lapaj./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page