top of page

Infermierja humbi jetën nga aksidenti, arrestohet drejtuesi i kamionit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 4 hours ago
  • 1 min read

Policia e Elbasanit ka njoftuar këtë të martë se ka arrestuar drejtuesin e kamionit, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor “Gramsh-Porocan”.


Sipas hetimeve paraprake, 38-vjeçari Shaban Kotorri, banues në Gramsh, akuzohet për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi nga ky aksident humbi jetën shtetasja Dëshira Hoxha, e cila punonte si infermiere.


Në njoftimin zyrtar, policia bën me dije se përveç viktimës, është lënduar edhe pasagjerja Albana Boja, 39 vjeçe, e cila aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.


Autoritetet theksojnë se vijojnë procedurat ligjore për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa i arrestuari po mbahet në paraburgim për veprime të mëtejshme hetimore./ Oranews

“KORÇA BOOM”


bottom of page