top of page

Irani hap Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit me SHBA, por vendos kushte të forta për kalimin

  • Apr 8
  • 1 min read

Irani ka njoftuar hapjen e Ngushtica e Hormuzit për qarkullim të kontrolluar detar, pas arritjes së një armëpushimi me Shtetet e Bashkuara.


Sipas një deklarate të Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare të Iranit, Teherani e konsideron këtë zhvillim si një “fitore të madhe”, duke pretenduar se ka detyruar SHBA-në të pranojë një plan iranian prej 10 pikash. Ky plan përfshin, ndër të tjera, rregullimin e kalimit nëpër ngushticë në koordinim të drejtpërdrejtë me ushtrinë iraniane.


Autoritetet iraniane bëjnë të ditur se gjatë dy javëve të ardhshme do të mundësohet përkohësisht kalimi i anijeve përmes kësaj rruge strategjike, por vetëm nëse ato komunikojnë dhe bashkërendojnë lëvizjet me forcat e armatosura të Iranit.


Ministri i Jashtëm Abbas Aragçi theksoi se të gjitha anijet duhet të harmonizojnë lëvizjet e tyre me ushtrinë për të garantuar sigurinë. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për Pakistanin dhe udhëheqësit e tij për rolin në arritjen e armëpushimit.


Zhvillimi vjen në një moment të ndjeshëm për sigurinë rajonale dhe tregtinë globale, pasi Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga korridoret më të rëndësishme për transportin e naftës në botë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page