Ish-kapitenia e Skënderbeut, Elena Bego, hap eksperiencë të re jashtë vendit
- Korca Boom
- 4 hours ago
- 1 min read
Ish-kapitenia e Skënderbeut dhe volejbollistja e njohur shqiptare, Elena Bego, ka nisur një kapitull të ri në karrierën e saj sportive. Pas largimit nga Dinamo, për arsye tashmë të njohura, Bego ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e saj profesional në Kosovë, ku është bashkuar me ekipin e Fer Volley.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, i cili ka njoftuar zyrtarisht afrimin e Begos dhe i ka uruar asaj suksese në këtë eksperiencë të re. Në deklaratën e klubit theksohej se ardhja e volejbollistes shqiptare pritet të sjellë një vlerë të shtuar falë përvojës së saj të gjatë në kampionatin shqiptar dhe në ekipet ku ajo ka spikatur.
Fer Volley konsiderohet një nga skuadrat më të forta dhe më konsistente në Kosovë. Ekipi ka arritur rezultate të rëndësishme, ndër të cilat edhe fitoren e Kupës “Pavarësia”, ku triumfoi 3-1 ndaj Pogradecit.
Me eksperiencën, karakterin dhe nivelin e saj të lojës, Elena Bego pritet të jetë një ndihmesë e madhe për klubin kosovar në objektivat e sezonit të ri.
"KORCA BOOM"



















