top of page

Ishte duke lëvizur me monopatinë, fëmija përfundon në spital pas përplasjes

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit, pranë Kopshtit “Soros”.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një fëmijë, i cili në momentin e ngjarjes po lëvizte me një monopatinë elektrike.


Për shkak të plagëve të marra, fëmija është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po merr kujdesin mjekësor. Deri në këto momente nuk ka ende informacion zyrtar për gjendjen e tij shëndetësore.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përplasjen.

“KORÇA BOOM”


bottom of page