top of page

Ishte kthyer në makth për qytetarët, arrestohet hajduti! Hynte në banesa me çelësa të kopjuar

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Operacione të njëpasnjëshme, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që vjedhin pronën/pasurinë e qytetarëve.


Finalizohet nga Komisariati Nr. 6, si rezultat i një hetimi disamujor, operacioni i koduar “Kopja”.


Monitoronte banesat ku synonte të vidhte dhe hynte në to, me çelësa të kopjuar, për të marrë para, bizhuteri dhe sende, identifikohet dhe kapet 38-vjeçari.


Hetimi zbardhi 4 vjedhje me të njëjtën metodë, të kryera nga 38-vjeçari (me precedent të theksuar për vjedhje), gjatë këtij viti.


Sekuestrohen sende të dyshuara të vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve.


Si rezultat i një hetimi disamujor, të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, me objektiv identifikimin dhe ndalimin e autorit të disa vjedhjeve në banesa, nëpërmjet përdorimit të çelësave të kopjuar, u finalizua operacioni i koduar “Kopja”.


Gjatë operacionit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. H., 38 vjeç, autor i dyshuar i 4 vjedhjeve në banesa, me këtë metodë, gjatë vitit 2026.


Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi B. H.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page