Ja arbitrat që do të gjykojnë sot në Korçë ndeshjen Skënderbeu-Apolonia! (EMRAT)
Skënderbeu – Apolonia dhe Laçi – Shiroka do të jetë dy përballjet e para të ditës së sotme, të vlefshme për turin e 1/16-tave të Kupës së Shqipërisë. Të dyja sfidat teke, do të luhen paralelisht në orën 13:00.
Për këto takime, janë caktuar dhe trupat e arbitrave që do të vendosin drejtësi, në Korçë dhe Kurbin. Kryesor në sfidën e Skënderbeut është vendosur Klajdi Qëndra që do të ndihmohet nga asistenti Nereo Likaj. Arbitër i katërt do të jetë Ronaldo Jahja, i ndihmuar nga asistenti Nereo Likaj dhe arbitri i katërt Roonaldo Jahja.
Në Kurbin, sakaq, do të vendosë drejtësi Edvin Latifi, i ndihmuar nga dy asistentët Delin Kasa dhe Alvinos Muxhaj. Arbitër i katërt është emëruar Klodian Shahini.
Skënderbeu-Apolonia
Arbitër: Klajdi Qëndraj,
Asistenti 1: Nereo Likaj,
Arbitër i 4-t: Ronaldo Jahja
Laçi-Shiroka
Arbitër: Edvin Latifi
Asistenti 1: Delin Kasa
Asistenti 2: Alvinos Muxhaj
Arbitër i 4-t: Klodian Shahini
“KORÇA BOOM”
















