Skënderbeu-Apolonia, vijon barazimi pa gola! Trajneri korçar bën lëvizjet e radhës
6 hours ago
1 min read
Skënderbeu dhe Apolonia po përballen në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, në një ndeshje që vijon të jetë në barazim 0-0.
Gjatë pjesës së dytë, stafi teknik i Skënderbeut ka kryer tre zëvendësime, duke larguar nga fusha Kurti, Kacellin dhe Bragën. Në vend të tyre janë aktivizuar Shaqe, Totre dhe Ndiaye.
Ndërkohë, një ndryshim ishte bërë edhe më herët, gjatë pjesës së parë, ku Baba Musa i la vendin Janaqit.
Ndeshja vijon të jetë e hapur, me të dyja skuadrat në kërkim të golit që mund të ndryshojë fatin e këtij takimi të Kupës.
“KORÇA BOOM”
















