top of page

Çfarë po ndodh në burg? Kontrollet zbulojnë lëndë narkotike

2 hours ago
1 min read

Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit.


Gjatë kontrolleve, në ambientet e institucionit janë gjetur disa doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit hashash.


Deri më tani nuk ka informacion të plotë mbi sasinë e lëndës së sekuestruar, vendin konkret ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë.


Ndërkohë, pritet që të kryhen verifikime të mëtejshme për të zbardhur rrethanat e rastit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page