Bordi ul çmimet e karburanteve
Bordi i Transparencës ka ulur këtë të martë me 3 lekë çmimin e naftës, e cila shkon në 207 lekë/litër. Benzina është ulur me 1 lekë dhe do të shitet me 164 lekë/litër. Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot në orën 17:30.
Kështu Bordi i Transparencës në datë 17 Nëntor 2026, vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 70 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet. Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 17 ora 17.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurrencës së ndershme në treg.
“KORÇA BOOM”
















